Avokati i Kadri Veselit nderohet me çmim mbretëror

Avokati i Kadri Veselit në Hagë, Ben Emmerson ka fituar çmim prestigjoz për punën e tij.
Ai është nderuar nga “CBE” për shërbimet e tij ndaj ligjit ndërkombëtar në listën e nderimeve të ditëve të Mbretëreshës, ka bërë të ditur King&Spalding(Firmë ligjore ndërkombëtare).
Atij iu dha çmimi nga lartësia e tij Mbretërore Princi William, Duka i Kembrixhit.
Emmerson, një këshilltar specialist kryesor në të drejtën ndërkombëtare publike dhe menaxhimin e rrezikut ndërkombëtar të korporatave, shërben si Shef Global i së Drejtës Ndërkombëtare Publike në zyrën e firmës në Londër.

“Ai është një avokat i arrirë në sallën e gjyqit me 35 vjet histori në sipërfaqen e shteteve sovrane, si dhe klientëve individualë dhe të korporatave përpara gjykatave dhe tribunaleve, duke përfshirë më shumë se 20 çështje në Gjykatën e Lartë të Mbretërisë së Bashkuar dhe më shumë se 30 raste në Gjykatën Evropiane të Drejtave të Njeriut”, shkruan King&Splading.
“CBE” është një nga urdhrat e rangut më të lartë në Britani dhe u jepet njerëzve me të arritura të jashtëzakonshme si dhe atyre në shenjë mirënjohje për shërbimin ndaj shtetit./SHQIP.com