Lajme

Avokati i e ish-shefit të AKI-së: Ai nuk është i dyshuar

Ish-shefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Bashkim Smakaj
Ish-shefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Bashkim Smakaj

Tashmë ka përfunduar bastisja e hetuesve të Prokurorisë së Specializuar të Hagës në shtëpinë e ish-shefit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Bashkim Smakajt.

Avokati i tij, Artan Qerkini ka thënë se bastisja ka filluar në orën 8 të mëngjesit.

Qerkini në një deklarim para gazetarëve ka thënë Smakaj nuk është evidentuar si i dyshuar.

“Z. Smakaj fare nuk është evidentuar në këto dokumente si i dyshuar”, ka thënë avokati Smakaj.

Ai ka pyetur se “si ka mundësi që të kenë qasje në shtëpinë e një ish-shefi të shërbimit të inteligjencës persona që nuk e kanë certifikatën e sigurisë”.

Qerkini ka bërë të ditur se janë marrë disa dokumente, të cilat nuk dihen se të çfarë rëndësie janë.

“Dokumentet janë marrë. A është marrë ndonjë dokument që është i ndjeshëm për sigurinë e shtetit të Kosovës, kjo mbetet të shihet”, ka thënë avokati në një deklarim para gazetarëve.

/Shqip.com