Lajme

Avokti i Popullit konfirmon fillimin e hetimeve për vrasjen e 35 vjeçares në oborrin e QKUK-së

Avokati i Popullit, Naim Qelaj

Avokati i Popullit, Naim Qelaj në konferencën e fundit me gazetarët ka konfirmuar se kanë filluar hetimet për rastin e vrajës së Hamide Magashit, gruas shtatzënë në oborrin e QKUK-së.

Ai më tej ka bërë të ditur se pas hetimeve do të bëjnë publik një raport të detajuar.

“Më duhet të i’u informojë ju dhe publikun se ne kemi filluar hetimin për rastin e vrasjes në QKUK. Ka qenë një rast tragjik, i ka detyruar të gjitha autoritetet me vepru, pas përfundimit të hetimit do të dalim me një raport me rekomandime”, ka thënë Qelaj.

35-vjeçarja ishte vrarë nga ish-bashkëshorti i saj në oborrin e QKUK-së. Vrasësi pas disa ditësh kishte refuzuar që ti dorëzohet Policisë së Kosovës dhe i njëjti kishte vrarë veten.

Lidhur më këtë ishte organizuar edhe një protestë.

Disa nga protestuesit kanë hedhur edhe zjarr në objektin e Qeverisë së Kosovës.

Thirrjet e protestuesve ishin nga më të ndryshmet: Me pankartat “Historinë e Kosovës po e shkruani me gjak të grave”,  “Dorëheqja nuk mjafton”, “Polici i keni duart me gjak”, “Hapësirat private e publike të pasigurta”.

/Shqip.com