Lajme

Avni Zogiani emërohet zëvendësministër i Mjedisit

Avni Zogiani është emëruar zëvendësministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe i Infrastrukturës.

Kjo u bë e ditur nga Zyra e Kryeministrit.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot z. Avni Zogianin, zëvendësministër të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Kryeministri Kurti e uroi z. Zogiani për detyrën dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja”, thuhet në njoftim.

Zogiani ka qenë zëvendësministër i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ambientit.

/Shqip.com