Lajme

Aviacioni Civil i Kosovës e konfirmon se kishte leje për operim të dronëve në lagjen “Bair”

Droni

Një dron është raportuar se ka rënë në lagjen “Bair” të Mitrovicës.

Driton Ujkani nga Aviacioni Civil i Kosovës e ka konfirmuar për Shqip.com. se kishte leje për qarkullim të dronit në atë zonë.

“Po, kanë pas leje me operu në atë pjesë të qytetit”, tha Ujkani.

Mirëpo, ai nuk dha detaje se kujt i është dhënë leje për të operuar me dronë.

Policia e Kosovës, ende nuk është deklaruar lidhur me këtë rast.

Sipas rregullores për sistemet e mjeteve ajrore pa pilot, operimi i dronëve lejohet vetëm me leje të veçantë të lëshuar nga AAC-ja.

Duke u bazuar në rregullore, pronari i dronit duhet të aplikoj për operim 72 orë paraprakisht./Shqip.com