Aventura e Rangnick te United merr fund

Trajneri, Ralf Rangnick njoftoi se kontrata e tij e konsulencës është ndërprerë, pas periudhës së tij në krye të skuadrës në Old Trafford
Rangnick ka konfirmuar se nuk do të qëndrojë te Manchester United si konsulent.

Marrëveshja fillestare që pa Rangnick të marrë përsipër menaxherin e përkohshëm te Djajve të Kuq parashikonte se ai do të ndihmonte në formimin e strategjisë së klubit në një rol këshillues.
Por, Rangnick ka vendosur të mos vazhdojë me skuadrën e Premierligës.
Skuadra nga Manchesteri e ka falënderuar 63-vjeçarin për kohën e tij në krye.
“Dëshirojmë të falënderojmë Ralf Rangnick për përpjekjet e tij si menaxher i përkohshëm gjatë gjashtë muajve të fundit. Me marrëveshje të ndërsjellë, Ralf tani do të fokusohet vetëm në rolin e tij të ri si menaxher i kombëtares së Austrisë dhe për këtë arsye nuk do të marrë një rol konsulence në Old Trafford. Ne dëshirojmë t’i urojmë Ralf fat më të mirë në këtë kapitull të ardhshëm të karrierës së ti”, thuhet në njoftim.
Ralf Rangnick announces that he will not be staying on at United as a consultant.#MUFC
— Manchester United (@ManUtd) May 29, 2022
Rangnick do të marrë drejtimin e kombëtares së Austrisë./Shqip.com