Lajme

Avdyli: Partitë që po qajnë me lotët krokodili në vitin 2017 kanë votuar që paga minimale të lidhet me pagën e veteranit

Deputeti I Kuvendit të Kosovës, Haxhi Avdyli.

Deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli është shprehur se partitë që po qajnë me lot krokodili për pagën e ulët të veteranëve, në vitin 2017 kanë votuar që paga minimale të mos lidhet me pagën e veteranëve.

“Të nderuar kolegë veteranë, partitë që po qajnë me lot krokodili për pagën e ulët të veteranëve, në vitin 2017 kanë votuar që paga minimale të mos lidhet me pagën e veteranëve” ka shkruar Avdyli.

Ai ka thënë se qëllimi kryesor mbetet kaosi dhe jo stabiliteti politik.

“Sot, 23 vjet pas çlirimit edhe shtiren solidar por kuptoni se nuk e kanë hallin e pagës së veteranëve por qëllimi mbetet kaosi dhe jo stabiliteti politik.” ka shkruar Avdyli.

Po ashtu Avdyli ka shtuar se disa parti duke bllokuar pagën minimale për mbi 100.000

punëtor të sektorit privat, e duke iu hyrë ne hak kategorisë më të shkelur në Kosovë, mbesin me shpresë që duke nxitur anarki e pakënaqësi, të vijnë prapë në pushtet./Shqip.com