Lajme

Avdyli: Lista Guxo së shpejti vjen guximshëm

Lista Guxo.

“Ne së shpejti do vimë guximshëm dhe më të fortë”.

Kështu ka thënë deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Avdyli – teksa ka publikuar një fotografi me pjesëtarë të Listës Guxo e që janë pjesë e institucioneve.

Aty shihen edhe dy ministrat; ajo e Jashtme, Donika Gërvalla dhe Faton Peci, ministër i Bujqësisë.

Lista Guxo ka garuar në zgjedhjet e 14 shkurtit brenda listës së Lëvizjes Vetëvendosje.

Arritën të merrnin në Kuvend shtatë ulëse.

Por, Vjosa Osmani më 4 prill mori pozitën e presidentes.

Ndërkaq, pak më herët; në muajin mars – Gërvalla e Peci u përfshinë në ekzekutiv.

Në zgjedhjet lokale, Lista Guxo kishte vetëm një kandidat për kryetar të Dragashit, por nuk arritën të kalojnë në balotazh. /Shqip.com