Lajme

Avdyli : Ballkanit të Hapur iu vu dryni në Berlin

Haxhi Avdyli, deputet i Kuvendit të Kosovës

Deputeti Listës Guxo, në radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli ka thënë se Ballkanit të Hapur iu ka vu dryni në Berlin.

Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Twiitter.

“Ballkanit i hapur” iu vu dryni në Berlin. Tregtarëve të dështuar të vëllazërim-bashkimit iu mbetet të kthejnë sytë kah Brukseli e Washingtoni, ose të lëshojnë udhë’’ ka shkruar Avdyli në TWitter.

Ndërsa gjatë ditës së djeshme, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në konferencën e 18-të të nismës Adriatiko-Joniane ka folur për raportet që duhet ti kenë shtetet e Ballkanit në mes veti, duke thënë se duhet të harrohet rrëmuja e së kalurës./Shqip.com