Kulturë Kino

“Avatar: The Way Of Water”, jep premierën botërore

Film "Avatar"

Vazhdimi i Avatar, “The Way Of Water”, ka mbajtur premierën botërore në Londër.

“Avatar” zhvillohet në planetin e harlisur të Pandorës, dhe vjen 13 vjet pas filmit origjinal.

Avatar, “The Way Of Water”, është i gjatë tre orë e 12 minuta.

Sipas regjisorit James Cameron, synimet e tij për filmin ndikuan edhe në gjatësinë që filmi do të kishte.

“Qëllimi është të tregojë një histori jashtëzakonisht bindëse mbi baza emocionale. Unë do të thoja që theksi në filmin e ri është më shumë te karakteri, më shumë te historia, më shumë te marrëdhëniet, më shumë te emocionet”, tha ai.

/Shqip.com