Kulturë Kino

“Avatar: The Way of Water” filmi i shtatë me fitimin më të lartë në histori

Vazhdimi i suksesshëm i James Cameron “Avatar: The Way of Water” ka fituar 1.708 miliardë dollarë globalisht, duke kaluar “Jurassic World” (1.67 miliardë dollarë) si filmi i shtatë me fitimet më të larta.

Pas vetëm katër javësh publikim, “The Way of Water” është në krye të listave, me shikueshmëri të lartë.

“Avatar: The Way of Water” qëndron gjithashtu si filmi me fitimet më të larta i publikuar në 2022, si dhe filmi i dytë më i madh i epokës së pandemisë, pas “Spider-Man: No Way Home” të vitit 2021”.

Me këtë ritëm, “Avatar 2” ka një mundësi të vërtetë për të kaluar 2 miliardë dollarë në mbarë botën – një pikë referimi pothuajse e pamundur në kohët e COVID.

Pesë filmat e vetëm në histori që kanë tejkaluar shifrën prej 2 miliardë dollarësh janë “Avatar”  “Avengers: Endgame”, “Titanic”, “Star Wars: Force Awakens” dhe “Avengers: Infinity War”.

/Shqip.com