Kulturë Kino

“Avatar 2” kalon edhe “Avengers: Infinity War” 

“Avatar The Way of Water”, nuk ka të ndalur.

Vazhdimi i James Cameron është tani filmi i pestë me fitimet më të larta të të gjitha kohërave, duke kaluar “Avengers: Infinity War” të enjten.

“Avatar” tani ka fituar 2.054 miliardë dollarë në arkat botërore. “Infinity War” kishte një total po aq mbresëlënës prej 2.052 miliardë dollarësh, pas publikimit në vitin 2018.

Vetëm “Avatar” (2.92 miliardë dollarë), “Avengers: Endgame” (2.79 miliardë dollarë), “Titanic” (2.19 miliardë dollarë) dhe “Star Wars Episode VII – The Force Awakens” (2.07 miliardë dollarë) renditen më lart në listën e të gjitha kohërave.

“Avatar: The Way of Water” ka fituar gjithashtu më shumë se “Spider-Man: No Way Home” (1.92 miliardë dollarë), duke e bërë atë filmin me fitimet më të larta të epokës së pandemisë.

/Shqip.com