Kulturë Kino

“Avatar 2” fundos “Titanic”-un, filmi i tretë me fitimet më të larta

Avatar: The Way of Water e ka lënë Titanikun në arkat globale me 2.243 miliardë dollarë, duke u bërë filmi i tretë me fitimet më të larta.

Titanic , kishte grumbulluar 2.194 miliardë dollarë në shitjet e biletave në mbarë botën përpara një rishfaqje 3D në fillim të këtij muaji, tani qëndron në 2.242 miliardë dollarë globalisht.

“The Way of Water” nuk pritet të arrijë Avatarin e parë, të publikuar në vitin 2009.

Në një përballje të pazakontë, rishfaqja 3D e Titanic të vitit 1997 doli kundër Avatar: The Way of Water gjatë fundjavës së Super Bowl.

Mirëpo, edhe nëse Avatar 2 ka mundur Titanikun, filmi i vitit 1997 ka qenë ndër filmat me shikueshmëri më të lartë në të gjitha kohërat.

/Shqip.com