Lajme

AUV tregon masat që ka marrë për parandalimin e gripit të shpezëve

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka marrë masat e përgjithshme për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e sëmundjes “Gripi i Shpezëve – Avian Influenza”, përcjell Shqip.com.

Përmes një njoftimi, AUV ka bërë të ditur se kanë marrë vendim që të ndalojnë lëvizjen e shpezëve nga fermat dhe tregtimin e tyre në tregjet e kafshëve, të dezinfektojë objektet dhe zonat përreth ku ka shpërthim të sëmundjes.

Foto ilustruese.

Tutje, sipas njoftimit, për parandalimin e përhapjes së kësaj sëmundjeje do të bëhen edhe vizita në fermat e dyshuara.

“Vendimi zbatohet në gjithë territorin e Republikës se Kosovës: I. Masat e përgjithshme: a) Ndalimin e lëvizjes së shpezëve nga fermat dhe tregtimi i tyre në tregjet e kafshëve – shitblerja e shpezëve; b) Dezinfektimi i objekteve dhe zonave përreth ku ka shpërthim të sëmundjes; c) Përcaktimi i zonave të mbrojtura (3 km) dhe gjurmueshmëria e sëmundjes (10 km);

Lexo edhe:
Shfaqet një rast i gripit të shpezëve “Avian Influnza”në Podujevë

d) Njoftimi i rasteve të dyshimta për sëmundjen Gripi i Shpezëve; e) Vizita e  fermave të dyshuara nga ambulancat veterinare në koordinim me inspektorët veterinar, marrja e mostrave dhe dërgimi në Laboratorin e Ushqimit dhe Veterinarisë, f) Përcaktimi i lokacioneve dhe groposja e shpezëve të ngordhura”, thuhet ndër tjerash në njoftim.

Ndryshe, AUV ka njoftuar javën e kaluar se në Podujevë është paraqitur rasti i parë i kësaj sëmundjeje./SHQIP.com