Lajme

AUV nis hetimet pas helmimit të nxënësve në Mitrovicë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka bërë të ditur se menjëherë pas marrjes se informatës për dyshime në helmim të disa nxënësve në Mitrovicë menjëherë janë aktivizuar trupat inspektuese për nisje të hulumtimit dhe gjurmimit të rastit.

Në njoftimin e AUV-it, u bë e ditur se restorantin ku fëmijët kanë marrë ushqim është mbyllur përkohësisht.

“Bashkë me zyrtarin mostrues nga IKSHPK janë marrë 6 mostra të produkteve ushqimore dhe strisho nga hapësirat e ambientit të gatimit dhe mjeteve të kuzhinës. Është bërë mbyllja e përkohshme deri në nxjerrje të rezultateve laboratorike”, thuhet në njoftim.

AUV ka njoftuar se është duke e trajtuar me seriozitet të lartë rastin e ndodhur dhe ne koordinim me autoritete tjera, Spitalin e Mitrovicës, Policinë e Kosovës dhe IKSHPK kanë ndërmarrë të gjitha veprimet qe kërkohen.

Lexo edhe:
11 nxënës nga Prishtina helmohen në Mitrovicë, ishin në ekskursion

Gjatë ditës së premte 11 nxënës të klasave të teta nga Prishtina, janë helmuar në Mitrovicë gjatë një ekskursioni./Shqip.com