Lajme

AUV konfiskon 35 kilogramë me suxhuk në Prizren

Ilustrim

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka konfiskuar 25 kilogramë me suxhuk gjatë kontrolleve të realizuara në disa lokacione në Prizren.

Kjo është bërë e ditur për Shqip.com nga zëdhënësi i AUV, Lamir Thaqi.

“U zhvillua një aksion për mbikëqyrjen të zbatimit të akteve ligjore qe rregullojnë tregtimin e mishit dhe  produkteve nga mishi. Në masën e përgjithshme ka ngritje të nivelit të kapaciteteve teknike dhe respektimit të praktikave higjienike në pikat shitëse tregtuese të mishi. Në secilin rast kur inspektorët kanë hasur në mish ose nënprodukte mishi, të cilat nuk i kanë plotësuar kriteret ligjore për tregtim, ato menjëherë janë larguar nga  shitja dhe janë bllokuar me proces deri në asgjësim. Sasia totale e produkte të ndaluara sot në aksionin e zhvilluar  është 35kg suxhuk pa dekleracion, prodhuar në objekt të pa licencuar”, tha Thaqi për Shqip.com

Sipas Thaqit, në aksionin kontrollues u përfshinë në 25 mishtore.

“Aksioni u realizua përmes 8 grupeve inspektuese, ku ne secilin grup, pjesëmarrës ishte nga dy inspektorë. Në aksion kontrolli u përfshinë 25 mishtore të  komunës se Prizrenit”.

Tutje, Thaqi tha se në disa raste janë dhënë vërejtje për përmirësim të kushteve  higjienike dhe mbajteje te evidencave brenda afateve kohore ligjore.

/Shqip.com