Kulturë

‘Autostrada Biennale’, nis përgatitjet për edicionin e katërt

Autostrada Biennale në Prizren ka filluar përgatitjet për edicionin e katërt të vitit 2023.

Sipas njoftimit, pas rizgjedhjes së kuratoreve Övül Ö. Durmuşoğlu dhe Joanna Warsza për edicionin e katërt, ekipi i Autostrada Bienales së bashku me kuratoret kanë filluar përgatitjet intensive përmes vizitës në kuadër të programit të hulumtimit kuratorial.

“Këtë vit programi i hulumtimit është pasuruar përmes bashkëpunimit me Universitetin e Arteve Konstfack në Stokholm, më konkretisht me pjesëmarrjen e 10 kuratorëve nga programi CuratorLab 2022/23 të cilët do të zhvillojnë programin publik dhe do ta mbështesin programin e hulumtimit kuratorial të edicionit të ardhshëm të Autostrada Biennale”, thuhet në njoftim.

Edicioni i katërt po përgatitet në hapësirën e re “Autostrada Hangar”, e cila u hap për publikun në mars të këtij viti.

Hapësira multifunksionale do të përdoret për programe të hulumtimit, të edukimit, të rezidencave dhe të prodhimit artistik dhe do të jetë hapësirë ekspozimi për edicionin e ardhshëm.