Lajme Botë

Autoritetet turke thonë se një grua lëshoi bombën në Stamboll

Zëvëndëspresidenti Turqisë,  Fuat Oktaj tha se shpërthimi në Stamboll mendohet të ishte një sulm terrorist i kryer nga një grua.

Ministri i drejtësisë Bekir Bozdag i tha medias turke se një grua ishte ulur në një stol në zonë për më shumë se 40 minuta, dhe pastaj u largua pak minuta përpara se të ndodhte shpërthimi.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha se autorët e krimit do të ndëshkohen, raporton BBC.

Duke folur në një konferencë shtypi në Stamboll, ai dënoi atë që ai e quajti “sulm i poshtër” dhe tha se “era e terrorit” ishte në ajër.

Së paku gjashtë persona janë vrarë dhe 81 janë plagosur në këtë shpërthim i cili  ndodhi në zonën më të frekuentuar të Stambollit.

/Shqip.com