Lajme Botë

Autoritetet kolumbiane sekuestruan 2.6 tonë kokainë, destinacion kishte Holandën dhe Belgjikën

Autoritetet kolumbiane kanë sekuestruar rreth 2.6 tonë kokainë që kishte si destinacion përfundimtar Holandën dhe Belgjikën.

Raportohet se autoritetet sekuestruan sasinë e kokainës në dy operacione të zhvilluara në portin “Santa Marta”, ndërsa sipas mediave latine bëhet me dije se lënda narkotike ishte fshehur në një ngarkesë me banane. Gjatë këtij kontrolli u konfiskuan rreth 2.4 tonë hidroklorur me përmbajtje kokaine.

Sakaq, operacioni i dytë u krye gjatë inspektimit të një ngarkese po me banane e cila kishte si destinacion portin e Antëerpit në Belgjikë.

Në këtë kontroll të autoriteteve kolumbiane u gjetën 196 kilogramë kokainë, ndërsa autoritetet kanë nisur punën për identifikimin e autorëve.

Sipas mediave në Kolumbi nuk përjashtohet mundësia që kokaina e pastërtisë së lartë të ishte e destinuar për trafikantët e drogës të të ashtuquajturit karteli ballkanik, i cili ka bashkuar bosët e mafias shqiptare dhe serbe.

/Shqip.com