Sport Ndërkombëtar

Autori i 100 golave në Premierligë

Salah ka shëuar golin e 100-të me fanelën e Liverpoolit

Fitorja e Liverpoolit ndaj Leed United solli gëzim të dyfishtë për tifozët e kësaj skuadre.

Gëzimi i parë përkon me faktin që arkëtuan pikë të plota përballë një kundërshtari të papërshtatshën, kurse gëzimi i dytë ka të bëjë me Mohamed Salah, shkruan Shqip.com.

Me golin e shënuar sot, egjiptiani është bërë futbollisti i 30-të në hisori të Premierligës që shënon 100 gola.

Për ta arritur këtë shifër, numri 11-të iu deshën 162 ndeshje, ndërkohë ka arritur që të kontribuojë edhe me 36 asistime.

Kështu, ai është bërë vetëm afrikani i dytë që e arrin këtë shifër pas ish-sulmuesit të Chelseat, Didier Drogbas.

Ai kishte “zbarkuar” në Anfield Road” në vitin 2017, pasi Liverpooli i kishte paguar Romës 35 milionë euro për kartonin e tij./Shqip.com

Disa nga golat e Salah në Premierligë