Lajme

Autobusi del nga rruga, vdes një person e lëndohen 9 të tjerë në Shqipëri

Aksidenti në Shqipëri

Një person ka vdekur dhe nëntë të tjerë janë plagosur pasi që një autobus ka dalë nga rruga në Shqipëri dhe ka pësuar në përrua, shkruan SHQIP.

Policia njofton se 9 pasagjerët e plagosur ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

“Më datë 10.07.2021, rreth orës 14:15, në aksin rrugor Grmash-Kushov, në fshatin Bregas, mjeti minibuz me drejtues shtetasin A.Xh., banues në Gramsh, ka dalë nga rruga.Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë një pasagjerë, shtetasi L.L., rreth 30 vjeç, banues në fshatin Terrove, Skrapar, si dhe janë plagosur 9 pasagjerë të tjerë, jashtë rrezikut për jetën për momentin, të cilët janë nxjerrë nga shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit nga vendi ku u përmbys minibuzi dhe po transportohen me autoambulanca për ndihmë mjekësore”, njofton policia e Shqipërisë./SHQIP.com