Lajme

Autoambulanca përfshihet në aksident në Gjakovë, vdes një pacient që po transportohej

Një pacient ka vdekur dhe disa tjerë janë lënduar derisa ishin duke u transportuar nga një ambulanca e cila është përfshirë në një aksident.

Policia ka bërë të ditur se ka arrestuara personin që ka shkaktuar këtë aksident nga pakujdesia në Gjakovë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën, nga pakujdesia  ka shkaktuar aksident me një autoambulancë e cila ka qenë duke i transportuar  disa persona të lënduar nga një vetaksident. Si pasojë e aksidentit pesë persona të gjithë meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore për të cilat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa njëri nga të lënduarit ka ndërruar jetë”.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, kurse i dyshuari që ka shkaktuar aksidentin me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje./SHQIP.com