Lajme

Austria pritet të njeh së shpejti patentë shoferët e Kosovës

Paisja me patentë shoferë

Andreas Minnich, Deputet i Parlamentit Federal të Austrisë e ka informuar sot Presidentin e Shoqatës së Miqësisë Kosovë – Austri, Avokatin Arsim Vranovci se shteti i Austrisë së shpejti do të njeh patent shoferët e Republikës së Kosovës.

Madje siç bëhet e ditur, brenda pak ditësh kjo çështje do të jetë në parlament ku do të hidhet në votim njohka e patent shoferëve të Republikës së Kosovës në Austri.

Ky vendim që gëzon përkrahje nga shumica parlamentare austriake do të jetë një lajm i mirë për kosovarët ngase nuk kanë qenë të pakta rastet kur kosovarët janë përballur me gjoba e pengesa në shtetin austriak.

Vendimi i Austrisë për të njohur patentë shoferët e Kosovës do të hap rrugën për një bashkëpunim më të ngushtë midis dy vendeve në fushën e transportit dhe zhvillimit ekonomik. Shoferët kosovarë do të kenë mundësinë për të kryer shërbimin e tyre në territorin austriak pa pengesa dhe gjasat që kjo të ndodhë janë të mëdha. Jam mirënjohës e falënderues për punën e bashkëpunimin mes dy shoqatave të miqësisë” ka thënë Vranovci, nga Shoqata e Miqësisë Kosovë – Austri.

/Shqip.com