Lajme Botë

Austria heq orën policore për të pavaksinuarit

Varianti i ri i COVID-19, Omicron.

Austria ka vendosur që të ora policore të hiqet për personat e pavaksinuar.

Kryeministri, Karl Nehammer, deklaroi se pavarësisht përhapjes së shpejtë të variantit Omicron në Austri, kjo nuk shkaktoi rritje serioze të numrit të pacientëve në repartin e kujdesit intensiv dhe spitalet, raporton Anadolu.

“Ngjarjet në lidhje me Omicronin po monitorohen nga afër. Nga e hëna e 31 janarit do të hiqet ora policore për personat e pavaksinuar”, tha Nehammer.

Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë, Wolfgang Muckstein,, tha se në ditë janë regjistruar deri në 30 mijë raste të reja me COVID-19.

Vaksina anti-COVID’19

Ai beson se vala e Omicronit do të arrijë nivelin më të lartë në ditët në vijim dhe do të vazhdojë me masat strikte tashmë të vendosura.

“Vaksinimi i detyrueshëm do të ndihmojë shoqërinë të përgatitet për variantet e mundshme të coronavirusit, që mund të shfaqen pas Omicronit”, tha Muckstein.

Për shkak të rritjes së ndjeshme të numrit të pacientëve në repartin e kujdesit intensiv, gjatë periudhës kur varianti Delta i COVID-19 ishte dominues në Austri, qeveria vendosi orë policore për të pavaksinuarit në nëntor 2021 dhe për të vaksinuarit në dhjetor./Shqip.com