Lajme

Austria e uron Kosovën për heqjen e vizave: Moment historik për BE-në

Foto ilustruese

Austria e ka uruar Kosovën për heqjen e vizave.

Ministria e Jashtme e këtij vendi tha se ky është një moment historik për BE-në.

“Sot në Parlamentin Evropian u largua me votë pengesa përfundimtare për liberalizimin e vizave për Kosovën duke filluar më së voni më 1 janar 2024”, thuhet në urimin e MPJ-së austriake.

Me votimin pro liberalizimit të vizave për Kosovën nga Parlamenti Evropian kjo çështje është përmbyllur dhe të mërkurën e 19 prillit do të jetë ceremonia për nënshkrimin e Aktit ligjor.

Në ceremoni do të marrin pjesë edhe presidentja e Parlamentit Evropian, një përfaqësues i presidencës suedeze të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Institucionet e BE-së kanë rënë dakord që kërkesa për të mos pasur viza për kosovarët do të zbatohet nga data e fillimit të funksionimit të Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit për Udhëtimet (ETIAS) dhe në çfarëdo rasti, jo më vonë se 1 janari 2024.

/Shqip.com