Sport Ndërkombëtar

Australia shkon në pushim me epërsi ndaj Tunizisë

Kombëtaret e Tunizisë dhe Australisë e nisin ditën e shtatë të Kampionatit Botëror Katar 2022, shkruan Shqip.com.

Australia kalon në epërsi në minutën e 23. Pas presionit ta vazhduar, Mitchell Duke shënon gol përmes një goditjeje me kokë. Me rezultatin 1:0 përfundoi edhe pjesa e parë e ndeshjes.

Të dy kombëtaret janë në kërkim të pikëve, me Tunizinë që e ka një, pas barazimit me Danimarkën, ndërsa Australia ende nuk ka asnjë pikë, pasi e humbi ndeshjen e parë, ndaj Francës.

Edhe dy kombëtaret e tjera në grupin D, Franca dhe Australia, ndeshen sot, nga ora 17:00.

/Shqip.com