Lajme Botë

Australia kërkon emigrues, si shkak i mungesës së fuqisë punëtorë

Australia po rrit kufirin e saj për migrimi të përhershëm për herë të parë në një dekadë, për të ndihmuar plotësimin e mungesave të fuqisë punëtore.

Kjo pasi që tani po nevojiten rreth 200 mijë njerëz në sektorë të ndryshëm të punës dhe se aktualisht ka rreth 500 mijë vende të lira të punës në të gjithë vendin.

Në këtë mënyrë është shënuar numri më i ulët i papunësinë në 50 vitet e fundit.

Siç raporton BCC, pandemia dhe politikat e ashpërta kufitare të Australisë kanë përkeqësuar edhe më shumë mungesat e personelit në shumë sektorë të ndryshëm të punës.

Qeveria e Australisë ka thënë se punëtorët nga vende si Kina, India dhe Britani e Madhe që janë migruesit më të mëdhenj të Australisë, nevojiten për t’i plotësuar boshllëqet e lëna.

Disa nga industritë të cilat kanë mungesë punëtoresh janë; Hoteleria, shëndetësia, bujqësia, tregtia.

Mungesa e punëtorëve ka futur në kaos aeroportet, spitalet dhe  ka lënë frutat të kalben në dyqane.

Ministri i Punëve të Brendshme të Australisë, Clare O’Neil në një deklaratë kishte thënë se kjo ka ardhur si shkak i Covid-19.

“Fokusi ynë janë gjithmonë punët australiane në radhë të parë… por ndikimi i Covid-it ka qenë aq i rëndë sa që edhe nëse shterojmë çdo mundësi tjetër, ne do të jemi përsëri mijëra punëtorë, të paktën në  një afat të shkurtër.”, ka thënë  Clare O’Neil.

Pavarësisht migrimit të reduktuar gjatë pandemisë, më shumë se një milion njerëz janë shpërngulur në Australi që nga viti 2016.

Dhe për herë të parë regjistrimi i Australisë ka zbuluar se më shumë se gjysma e popullsisë  së saj ka lindur jashtë shtetit ose ka një prind që ka lindur jashtë Australisë./Shqip.com