Sport Ndërkombëtar

Australia afër kalimit të grupit, e mposht Tunizinë

Australia e ka eliminuar Tunizinë nga Kampionati Botëror, pasi shënoi fitore 1-0 në kuadër të Grupit D.

Pas vetëm 23 minutash lojë, australianët kaluan në epërsi me golin e Mitchell Duke, që u asistua prej Craig Goodwin.

Tunizia më pas mori kontrollin e ndeshjes, derisa rrezikuan me anë të Mohamed Drager (41’), mirëpo goditja e tij u bllokua nga mbrojtja kundërshtare.

Youssef Msakni i Tunizisë më pas lëshoi një rast të mirë në minutën e 45+3-të, pasi nuk e shfrytëzoi një pasim nga Issam Jebail, me topin që përfundoi jashtë.

Në pjesën e dytë, tunizianët vazhduan me paraqitje të mirë, mirëpo u mungoi konkretizimi i rasteve.

Duke vazhduar me presion të lartë ndaj Australisë, Tunizia e kërkoi me ngulm së paku barazimin e rezultatit, por që nuk ia doli.

Në anën tjetër, australianët mezi u mbajtën ndaj ekipit kundërshtar, derisa mezi dilnin edhe në sulm për të krijuar ndonjë gjysmë rasti, por që në fund ia dolën t’i marrin tri pikë.

Australia ka barazuar me pikë liderin, Francën, me nga tri pikë, por që Gjelat do të takohen me Danimarkën (që ka një pikë) dhe në rast të fitores do ta kalonin grupin, derisa Tunizia që ka po ashtu një pikë, në ndeshjen e fundit do të ketë punë me kampionin në fuqi.

/Shqip.com