Lajme Botë

Austin: Mbi 25 mijë gra dhe fëmijë janë vrarë në Gaza nga sulmet izraelite

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA, Lloyd Austin
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA, Lloyd Austin

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA, Lloyd Austin tha të enjten se më shumë se 25,000 gra dhe fëmijë ishin vrarë nga Izraeli që nga 7 tetori, duke shtuar se Izraeli mund dhe duhet të bëjë më shumë për të mbrojtur civilët.

Gjatë një seance dëgjimore në Kongres, Austin u pyet se sa gra dhe fëmijë palestinezë ishin vrarë nga Izraeli dhe Austin u përgjigj: “Është mbi 25,000”. Austin shtoi se rreth 21,000 municione të drejtuara me saktësi i ishin dhënë Izraelit që nga fillimi i luftës së tij në Gaza.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka njoftuar se mbi 30 mijë persona janë vrarë nga fillimi i luftës më 7 tetor mes izraelitëve dhe militantëve të Hamasit. Ndryshe, Izraeli ka nisur një ofensivë në territoret palestineze pas sulmit terrorist të Hamasit në Tel Aviv, ku raportohet se kanë mbetur të vdekur rreth 1200 izraelitë.

/Shqip.com