Sport Shqiptar

Augsburg blen kartonin e Mërgim Berishës

Mërgim Berisha është zyrtarisht lojtar i Augsburgut. Sulmuesi kosovar ishte i huazuar te skuadra gjermane nga Fenerbahce, me Augsburgun që kishte shpenzuar 300 mijë euro për huazimin e tij.

Bardhekuqtë kishin një klauzolë për ta blerë përfundimisht Berishën, të cilin e shfrytëzuan këtë fund sezoni.

Fenerbahce ka njoftuar zyrtarisht se Mërgim Berisha është transferuar te klubi gjerman për shumën e katër milionë eurove. Me klubin e Augsburg në sezonin që sapo përfundoi, Berisha u aktivizua në 23 ndeshje, ku shënoi 9 gola dhe asistoi 4 të tjerë.

Përveç Berishës nga gjiganti turk është larguar edhe shqiptari, Ezgjan Alioski pasi ishte i huazuar nga skuadra arabe Al-Ahli. Alioski rikthehet te skuadra arabe ku ka kontratë deri në qershor të vitit 2024.

/Shqip.com