Lajme

Reagon Prokuroria: Ishim duke hetuar audio-incizimet, publikimi tyre vështirëson punën

Prokuroria Themelore Prishtinë

Një ditë pas publikimit të një audio-incizimi ku është i përfshirë edhe një zëvendësministër, ka reaguar Prokurori Themelore e Prishtinës.

Ajo ka njoftuar se këto audio-incizime ishin deponuar në këtë prokurori kohë më parë.

“Para plasimit të këtyre provave në publik, në Prokurori janë deponuar audio-incizime, për të cilën çështje Prokurori i Shtetit menjëherë ka autorizuar policinë për të grumbulluar informata dhe prova, mirëpo publikimi i provave në opinionin publik që ndërlidhen me këtë çështje, na ka vështirësuar punën hetimore”, thuhet në reagimin e Prokurorisë.

Prokuroria Themelore ka bërë thirrje që me qëllim të ruajtjes së interesit të përgjithshëm të këtij rasti dhe rasteve të tjera në të ardhmen, të cilat janë në fazën e hetimeve, të mos publikohen prova, të cilat dëmtojnë integritetin e hetimeve.

Në audio-incizimin e publikuar gjatë së enjtes, e implikon zëvendësministrin e Zhvillimit Rajonal, Almir Veliju, i cili flet për një grant qeveritar prej dhjetëra mijëra eurosh.

Lexo edhe:
Publikohet një audio-incizim i zëvendësministrit Veliji, dyshohet për përfshirje në ryshfet

“… a të ka kallëzu ai sa përafërsisht munet?”…se këta pa ju dhanë diçka nuk kryejnë punë”.

Janë këto disa pjesë të bisedave që zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Almir Veliji i bën më një person (emër i njohur për redaksinë) e ku flasin për një aferë ryshfeti.

/Shqip.com