Lajme

Audio-incizimi bruto: Visar Duriqi pranon të publikojë lajme me pagesë të porositura nga “agjenti rus”

Pas kërkesës së lexuesve, Shqip.com publikon audio-incizimin bruto ku Visar Duriqi, autor i emisionit “InDoks” dhe redaktor në portalin Insajderi.org futet në pazar lajmesh me Halit Sahitajn, të cilin vetë ai në një dokumentar e kishte portretizuar si njeri të dyshuar që punon për shërbime sekrete ruse.

Audio-incizimi u ofrohet edhe organeve në Kosovë për verifikim të autenticitetit dhe kujtdo tjetër që është i interesuar.

Kjo telefonatë është realizuar në verën e vitit 2020.