Teknologji Auto

Audi teston modelin e ri të gjeneratës Q5 (Foto)

Një vit pasi u publikuar fotografitë e para të gjeneratës së ardhshme të Audi SQ5, ky automjet ka dalë sërish në testim.

Kjo veturë që do jetë rival i BMW X3 M40i, duket ndryshe nga modelet e mëparshme.

Edhe pse prototipi është plotësisht fotografuar i kamufluar, mund të vërehen së në derën e pasme ka disa ndryshime në dizajn dhe më të ngushta.

Është gjithashtu e lehtë të vërehet se Audi ka instaluar dritat e pasme shumë më të holla dhe në pjesën që lidhet me derën e pasme duken se do jetë një shirit i dritës.

Brendësia ende nuk dihet se si do të jetë, por raportet sugjerojnë se brenda do ketë një ekran më të madh se versioni i fundit.

Ky model do të jetë gjenerata e fundit e Audi Q5 që do të funksionoj me motorë me djegie, pasi prodhuesi ka njoftuar se të gjitha veturat e ardhshme që do dalin në shitje nga viti 2026 do të jenë elektrike.

Deri në atë vit, veturat si me benzinë ashtu edhe ato me naftë, do të jenë në përputhje me rregulloret Euro 7.

Është e paqartë nëse SQ5 do të mbajë motorin V6 apo do të ketë një motor më të vogël.

Informacionet jozyrtare japin vitin 2024 si periudhë kur Audi Q5 do të dal në shitje.

/Shqip.com