Teknologji Auto

Audi RS6 shndrrohet në bishë të vërtetë (Foto)

Audi RS6 Legacy Edition / Foto: Motor 1
Audi RS6 Legacy Edition / Foto: Motor 1

Kompania gjermane e specializuar në modifikimin e veturave të Grupit Volkswagen, “Abt Sportsline”, ka dalë me ofertën për modelin Audi RS6 Legacy Edition.

Kompania e quan atë “lavdinë kurorëzuese të dy dekadave të historisë së RS6”.

E në shitje do të jenë vetëm 200 modele të tilla.

Abt fillon me RS6 Performance për tregun evropian që prodhon 621 kuaj fuqi (463 kilovat) dhe 627 çift rrotullues.

Akorduesi shton turbo të rinj, një intercooler dhe softuer Poëer R, që e rritë fuqinë në 750 hp (559 kË) dhe 723 çift rrotullues.

RS6 Legacy Edition do ketë amortizuesit e Abt. Rrotat 22 inç kanë një dizajn kompleks.

Modifikuesi gjerman e ka shndërruar RS6 Legacy Edition në veturë më agresive se modeli standard.

Skajet e përparmë janë me fibër karboni dhe një grilë të modifikuar për kalim më të mirë të ajrit.

Kapaku fiton një dalje karboni që përmirëson shpërndarjen e nxehtësisë nga motori.

Abt shton pëlhurën Dinamica në panelin e kontrollit, veshjen e kornizës së sediljeve, vozitjet e ndërrimit të marsheve dhe veshjen e derës.

Timoni i kompanisë ka një mbulesë Alcantara. Logoja RS6-LE është në mbështetëset e sediljeve dhe mbulesat e dyshemesë.

Çmimi i Abt për versionin RS6 Legacy Edition pritet të arrij në 102,600 euro.

/Shqip.com