Teknologji Auto

Audi premton vetura me djegie të brendshme, por jo edhe modeli i famshëm TT

Audi ka vendosur që të mos nxjerrë në shitje asnjë makinë të re me motor me djegie të brendshme pas vitit 2026 dhe deri në vitin 2030, pasi nga ajo periudhë, do të prodhohen vetëm makina elektrike.

Deri në atë kohë, prodhuesi gjerman do vazhdojë të sjellë vetura me djegie të brendshme, duke premtuar se ato do të jenë modelet më të mira të prodhuara ndonjëherë.

Drejtuesit e Audi kanë përmendur gjeneratën e ardhshme Audi RS6 Avant, derisa nuk përjashtuan as makinat sportive.

Gjithashtu, thashethemet janë përhapur me shpejtësi për një zëvendësim të Audi R8, që parashikohet të quhet Rnext, por duket sikur askush jashtë kompanisë nuk e di se cilat janë planet e Audi.

Sa i përket Audi TT, ajo do të largohet pas këtij viti pa asnjë zëvendësim të menjëhershëm në horizont.

Disa spekulime janë se modeli TT i ardhshëm, mund të shndërrohet në veturë elektrike, ani se të njëjtat nuk janë të konfirmuara.

/Shqip.com