Aubamyeang – objektivi kryesor i Chelseat
Publikuar:
(11.08.2022 18:45:08)

Chelsea nuk e ka ndërmend të dorëzohet – për të siguruar shërbimet e Pierre Emerick Aubameyang.
Madje – sipas Mundo Deportivos, skuadra londineze e ka bërë sulmuesin nga Gabini – objektiv kryesor për këtë merkato.
Pas largimeve të Werner dhe Lukakut, Thomas Tuchel e dëshiron një qendërsulmues tjetër dhe Auba po shihet si zgjidhje e këtij problem.
33 vjeçari e zhvilloi një gjysmësezon fenomanal – me Barcelonën.
Në 17-të ndeshje të zhvilluara në La Liga – ai realizoi 11-të gola dhe asistoi një herë.
Teksa, dy herë shënoi edhe në Europaligë.
Ai ka kontratë me Barçën – deri në vitin 2025, ndërsa në “Transfermarkt” vlerësohet 15-të milionë euro./Shqip.com