Aubameyang nuk është më kapiten i Arsenalit

Shiriti i kapitenit të “Gunners” do të ndërrojë krah përsëri.
Pierre Emerick Aubameyang nuk do jetë më kapiten i Arsenalit.
Këtë lajm e ka konfirmuar faqja zyrtare e klubit anglez.
“Pas shkeljes së tij të fundit disiplinore javën e kaluar, Pierre-Emerick Aubameyang nuk do të jetë më kapiteni i klubit tonë dhe nuk do të konsiderohet për përzgjedhje për ndeshjen e së mërkurës kundër West Ham United.
Ne presim që të gjithë lojtarët tanë, veçanërisht kapiteni ynë, të punojnë sipas rregullave dhe standardeve që të gjithë kemi vendosur dhe rënë dakord.
Jemi plotësisht të fokusuar në ndeshjen e nesërme”, ka shkruar klubi londinez në faqen e tyre zyrtare.
Ndërsa, ende nuk është vendosur se kush do e bërtë tash atë përgjegjësi.
:focal(1309x169:1311x167)/origin-imgresizer.eurosport.com/2021/08/28/3208585-65726968-2560-1440.jpg)
Para Aubas, kapiten i londinezëve ka qenë Granit Xhaka, por për arsye të ngjashme – klubi kishte vendosur që ai të mos jetë më kapiten.
Për këtë situtë të krijuar te skuadra angleze ka folur edhe trajneri, Mikel Arteta.
“Kur duhej ta merrnim atë vendim, ishte sepse ishte vendimi i duhur për të mbrojtur interesat e klubit të futbollit.Po, ne ia dolëm, si klubi po bisedonim personal ashtu edhe unë ballë për ballë me lojtarin.
Epo ne kemi grupin drejtues dhe kemi lojtarë të ndryshëm që janë nominuar për kapiten, në ndeshjen e fundit ka qenë Laca, kemi pasur edhe Granitin që ka qenë kapiten, kështu që do ta ndjekim. Është një situatë vërtet e pakëndshme dhe nuk është momenti për ndonjë vendim të nxituar”, ka thënë ndër tjera, strategu spanjoll.
Sa i përket formës ekipore, Arsenali po ka probleme të regjistrojë rezultate pozitive.
Kjo skuadër gjendet në pozitën e gjashtë, me 26-të pikë të grumbulluara./Shqip.com