Sport Ndërkombëtar

Aubameyang mund të debutojë sonte – me Chelsean

Aubameyang dhe Tuchel

Pierre Ermerick Aubameyang mund të debutojë sonte – me fanellën e Chelseat.

Sulmuesi nga Gaboni – është pjesë e skuadrës që ka udhëtuar në Kroaci, për tu përballur ndaj Dinamo Zagreb.

Ndeshja fillon në ora 18:45, teksa është e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

33 vjeçari kaloi në Chelsea – nga Barcelona, teksa ka nënshkruar kontratë dy vjeçare.

Auba kishte zbrkuar “Camp Nou” si transfer i lirë – në janar të vitit 2020 dhe e zhvilloi një gjysmësezon fenomanal – me katalunasit.

Në 17-të ndeshje të zhvilluara në La Liga – ai realizoi 11-të gola dhe asistoi një herë.

Teksa, dy herë shënoi edhe në Europaligë./Shqip.com