Aubameyang: Kam pasur oferta nga Italia, por Barca është Barca
![](https://shqip.com/app/uploads/2022/02/Aubameyang-2.jpg)
Pierre-Emerick Aubameyang e konfirmon se ai refuzoi ofertat nga Italia dhe Franca për t’iu bashkuar Barcelonës në afatin kalimtar të dimrit.
Reprezentuesi i Gabonit e shkëputi kontratën e tij me Arsenalin në janar, duke iu bashkuar Barcelonës si lojtar i lirë.
Ai gjithashtu ishte i lidhur me një kalim në Serie A dhe 32-vjeçari ka konfirmuar se kishte interesim nga Italia përpara se të bashkohej me katalanasit.
“Kisha mundësi të tjera, në Francë dhe Itali, por Barça është Barça. Është një mundësi e jashtëzakonshme për mua, dua ta kthej klubin atje ku meriton të jenë. Prita deri në fund të afatit kalimtar, zemra më rrihte fort”, tha ai.
🚨Aubameyang analiza sus primeros días en el Barça en una entrevista con @sport
💥El gabonés lo tenía claro y así vivió el último día de mercado de invierno
La entrevista▶ https://t.co/QExlCLyNxX pic.twitter.com/ipAVHcW3J0
— Diario SPORT (@sport) February 22, 2022
Aubameyang shënoi një hat-trick në ndeshjen e tij të tretë në La Liga kundër Valencias javën e kaluar dhe pritet të fillojë kundër Napolit në ndeshjen e dytë të play-off-it të Europa League në Stadio Maradona të enjten.
32-vjeçari u largua nga Anglia, pasi disa problemeve me trajnerin Mikel Arteta.
Aubameyangu ishte kapiten i Arsenalit, por Arteta ia hoqi këtë të drejt pas disa problemeve disiplinore./Shqip.com
![](https://shqip.com/app/uploads/2022/02/AUBAMEYANG-1-1-1024x683.jpg)