Sport Ndërkombëtar

Atnony te United – punë e kryer

Antony

Antony do të zbarkoi në ishull.

Pas shumë përpjekjeve – Manchester United ka arritur marrëveshje me Ajaxin për transferimin e sulmuesit brazilian.

Lajmin e ka konfirmuar Fabrizio Romano.

“Antony në Manchester United, ja ku po shkojmë! Marrëveshje parimore me Ajax-in, tarifa 100 milionë euro. Kontratë deri në qershor 2027 me opsion deri në 2028. Nënshkrimi nesër.

Kontratat po përgatiten, është tarifa e rekordeve historike të Eredivisie – Antony do të jetë në Manchester javën e ardhshme”, ka shkruar Romano.

Majtaku njihet për aftësitë e tij dribluese – element që po i mungon sulmit të United.

22 vjeçari zhvilloi 23 ndeshje – në sezonin e kaluar, teksa realizoi tetë gola dhe asistoi katër herë.

Ai ka kontratë me Ajaxin – deri në vitin 2025, ndërsa në “Transfermarkt” vlerësohet 35 milionë euro./Shqip.com