Atletja – Gresa Bakraqi do e përfaqësojë Kosovën – në Botërorin që mbahet në Beograd
Publikuar:
(14.03.2022 15:19:45)

Kampionati Botëror i Atletikës – do të mbahet në Beograd.
E, në listën e publikuar nga Federata Botërore e Atletikës, figuron edhe emri i garueses nga Kosova, Gresa Bakraqi.
Gresa – pritet të garojë në disiplinën 1500 metra vrapim.
Fakti që në të kaluarën garuesve nga Kosova – jo rrallë herë i është ndaluar pjesëmarrja kur ka pasur kompeticione të ngjashme në Serbi, mund t’i ndodhë edhe Bakraqit – teksa ende nuk ka pasur ndonjë reagim nga ana e saj.
Ky kompeticion do të zgjasë dy ditë, pra nga 18 marsi – deri me 20 mars.
Në përgjithësi – në këtë kompeticion – do të marrin pjesë 680 garues.
Nga të cilët – 362 janë të gjinsë mashkullore dhe 308 të gjinisë femërore. /Shqip.com