Sport Ndërkombëtar

Atletico po e pret një përgjigje nga Vitsel

Axel Vitsel

Axel Vitsel mund të zbarkojë në “Wanda Metropolitano”.

Mesfushori bleg ka rënë në radarin e Atletico Madrid, por nuk ka dhënë ende ndonjë përgjigje.

Këtë lajm e ka bërë të ditur Fabrizio Romano.

“Atletico Madrid tani po përparon në bisedimet për të nënshkruar me Axel Witsel për një transferim të lirë. Ai pati bisedime me Olimpikun Marsejë por nuk u ra dakord plotësisht.Atletico po pret dritën jeshile përfundimtare nga Ëitsel për detajet e kontratës. Puna në vazhdim”, njoftoi Romano.

33 vjeari është pa skuadër për momentin, sepse i ka ndarë rrugët me Borussia Dormundt – pas katër viteve bashkëpunim.

Në Bundesliga ai ishte startues i rregullt, duke zhvilluar në total 105 ndeshje, teksa ka regjistruar dhjetë gola dhe gjashtë asistime. /Shqip.com