Sport Ndërkombëtar

Atletico Madrid shënon fitore ndaj Espanyolit

Atletico Madrid ka shënuar fitoren e radhës

Atleteico Madrid kanë regjistruar një fitore tejet të vështirë, në udhëtim te Easpnyoli.

Kampionët e La Ligas triumfuan 1-2 në një ndeshje tejet dramtakike, transmeton Shqip.com.

Espanyoli kaloi i pari në epërsi me anë të golit të shënuar nga Raul de Tomas në minutën e 40-të. Edhe pse të dyja skuadrat kishin disa raste të tjera shënimi, pjesa e parë u mbyll me vetëm një gol të shënuar.

45 minutëshi i dytë ishte i dominuar nga madrilienët të cilët synuan me çdo kusht të përmbysin rezultatin. Goli i barazimit u shënua nga Yannick Caarrasco më minutën e 79-të, gol ky që riktheu në lojë skuadrën e Simeones.

Sulmet e parreshtura në portën e Espanyolit u shpërblyen në fund të ndeshjes, pasi në minutat shtesë të këtij takimi ishte Thomas Lemar që tundi rrjetën dhe i dhuroi ekipit të tij pikët e plota.

Pas këtij takimi, Atletico Madrid është lidere në laLa Liga me dhjetë pikë, pas katër ndeshjeve të zhvilluara.

Në këtë takim Antonie Griezzman luajti nga fillimi deri në minutën e 58./Shqip.com

Goli i shënuar nga Carrasco
https://twitter.com/br_goal/status/1437054722083598341?s=20
Goli i fitores i shënuar nga Lemar