Sport Ndërkombëtar

Atletico Madrid rikthehet te fitorja

Atletico Madridi është kthyer te fitorja në La Liga, pas humbjes kundër Levantes.

Të shtunën në udhëtim kampionia në fuqi mposhti Osasunan me rezultatin bindës 3:0.

Në minutën e tretë madrilenët zhbllokuan rezultatin me anë të portugezit, Joao Felix, që realizoi për rezultatin fillestar 1:0.

Ky ishte edhe rezultati i pjesës së parë.

Në minutën e 59-të Luis Suarez dyfishoi rezultatin me një super gol nga gjysma e fushës.

Edhe në këtë gol ishte i përfshirë Felix, i cili e astoi sulmuesin uruguaian.

Angel Correa vulosi fitoren në minutën e 89-të për 3:0 dhe rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Me këtë fitore Atletico Madridi ka 42 pikë pas 25 ndeshjeve dhe ngjitet në pozitën e katërt, derisa Osasuna ka 32 pikë dhe është në pozitën e nëntë./Shqip.com