Sport Ndërkombëtar

Atletico Madrid – Real Madrid – publikohen formacionet zyrtare

Formacionet zyrtare

Janë publikuar formacionet zyrtare – të kryendshjes së javës të gjashtë në La Liga – ndërmjet Atletico Madrid dhe Real Madrid.

Diego Simeone ka vendosur që për herë të parë në këtë sezon – ta inkuadroj Antonie Griezmann – nga minuta e parë.

Sulmuesi francez do të luaj në sulm – së bashku me Joao Felix.

Në bankën janë lënë Alvaro Morata dhe Correa – që priten të inkuadrohen në pjesën e dytë.

Në anën tjetër – Carlo Ancelotti nuk ka bërë shumë ndryshime dhe do të luaj me rreshtimin e zakonshëm.

Reparti i sulmit të “mbretërve” përbehet nga Vinicius, Rodrygo dhe Valverde – teksa Karim Benzema mbetet jashtë – për shkak të lëndimit.

Kampionët e Spanjës – gjendet në pozitën e dytë në tabelë – me 15-të pikë të grumbulluara.

Ndërsa, Atletico – është në vendin e shtatë – me katër pikë më pak./Shqip.com