Sport Ndërkombëtar

Atletico Madrid njofton Barcelonën për çmimin e Felix

Atletico Madrid ka vendosur çmimin e tyre për sulmuesin që nuk është në planet e tyre, Joao Felix.

Reprezentuesi portugez ka zemëruar tifozët dhe drejtuesit pasi deklaroi ambiciet për të luajtur për Barcelonën.

Sulmuesi vlerësohet në 80 milionë euro për një shitje të plotë dhe do të marrë 11 milionë euro për një huazim 12 mujor.

Barcelona e kërkon si huazim Felixin me të drejt blerje, mirëpo Atletico dëshiron ta përfshijë edhe opsionin e detyrueshëm për blerje të kartonit.

/Shqip.com