Atletico Madrid “lëshon pikët e plota nga dora”

Atleico Madrid duket që ende nuk e ka marrë veten, pas humbjes që e pësuan në mesjavë në Angli, ndaj Liverpoolit.
“Los Colchoneros” kanë barazuar 3-3, në udhëtim ndaj Valencias, në kuadër të gjiros së 12-të, në La Liga, shkruan Shqip.com.
Goli i parë në këtë takim u shënua nga Luis Suarez pas 35 minutave lojë.
Sulmuesi uruguain, bëri një driblim të bukur dhe pastaj me një goditje të lehtë me të majtën e mposhti portierin e kundërshtarëve.
Për 34 vjeçari ky ishte goli i tetë në këtë sezonë në La Liga.
Valendica u rikthye në lojë në minutën e 50-të, me anë të qendërmbrojtësit të mdrilienëve, Savic, i cili shënoi në portën e gabuar.
Por, gëzimi i tyre zgjati shumë shkurtë, pasi Griezmann në minutën e 58-të dhe Vrsaljko në minutën e 60-të shënuan për ta përmbysur rezultatin në 1-3.
U mendua se ndeshja se pikët e plota do “rrëmbeheshin” nga Atletico, por një gjë e tillë nuk ndodhi.
Fillimisht, Huro, në minutën e fundit të kohës së rregullt, realizoi për ta ngushtuar epërsinë në 23, ndërsa më pas po i njëjti realizoi në minutat shtesë dhe ndeshja përfundoi me barazim 3-3.
Pas këtij barazimi, skuadra e udhëhequr nga Diego Simeone gjendet në pozitën e katërt në La Liga me 23 pikë, ndërsa Valencia mbetet në pozitën e 10-të, me gjashtë pikë më pak./Shqip.com