Sport Ndërkombëtar

Atletico Madrid bën edhe një hap prapa nga titulli

Atletico Madrid barazon me Villarrealin

Katër gola, asnjë fitues.

Atletico Madrid he Villarreal kanë ndarë pikët – në një nga ndeshjet më të forta të kësaj jave në La Ligën spanjolle.

Ky takim filloi në mënyrë të zjarrtë. Pas vetëm dhjetë minutave lojë, Angel Correa e goditi topin me të djathtën nga më shumë se 40-të metra. Topi përfundoi në rrjetë, “Estadio de la Cerámica” u hesht.

Goli i shënuar nga Correa

“Nëndetësja e verdhë” e pati mundësinë për ta barazuar rezultatin në minutën e 23-të, por Gerard Moreno u tregua i pasaktë nga pika e bardhë.

Atë çka nuk e bëri Moreno e bëri Pau Torres.

Qendërmbrojtësi e tundi rrjetën dhe rezultati u barazua në 1-1. Ky ishte edhe epilogu i pjesës së parë.

Pjesën e dytë e nisën më mirë vendasit. Alberto Moreno e kaloi Villarrealin në epërsi kur po zhvillohej minuta e 58-të.

Por, as Atletico nuk u dorëzua. Geoffrey Kondogbia goditi ne të majtën topin, i cili përfundoi në rrjetë dhe rezultati u barazua në 2-2.

https://twitter.com/le_lviiii/status/1480290928086691842?s=20
Goli i shënuar nga Kondobia

I njëjti futbollist e mbylli ndeshjen para kohës, pasi u ndëshkua me karton të kuq në minutat shtesë të takimit.

Pas këtij barazimi, “Los Colchoneros” gjenden në vendin e katërt, me 33 pikë të grumbulluara.

16-të më pak se Real Madrid që është lider, por “mbretërit” kanë një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Në anën tjetër, Villarreali mbetet në vendin e tetë, me vetëm 29 pikë. /Shqip.com