Sport Ndërkombëtar

Atletico interesohet për Aurier

Serge Aurier

Largimi i Kieran Trippier nga “Wanda Metropolitano” ka lënë një hapësirë që nuk është mbuluar dot në krahun e djathtë të Atletico Madridit.

Diego Simeone – po i monitoron disa futbollistë.

Emri i fundit – që po lakohet është Serge Aurier – sipas gazetarit Matteo Moretto.

Serge Aurier

Aurier është lojtar i lirë – gjë që i “josh” madrilienët edhe më shumë.

29 vjeçari zhvilloi 19-të ndeshje në sezonën e fundit të La Ligës – me Villarrealin, teksa asistoi një herë.

Në të kaluarën – ai ka qenë pjesë e Tottehamit dhe PSG-së./Shqip.com