Sport Ndërkombëtar

Atletico i rikthehet fitoreve

Yanik Carrasco

Eleminimi nga Liga e Kampionëve ka mbetur pjesë e të kaluarës.

Atletico Madrid ka shënuar fitore 2-1 ndaj Espanylit – në një takim dramatik.

Madrileinët kaluan në epërsi në minutën e 52-të. Topin në rrjetë e dërgoi Yanick Carraco.

https://twitter.com/wyngback/status/1515715707740495873?s=20&t=AI7K4z-dR1AW8cBe8B4i7Q
Goli i realizuar nga Carrasco

“Los Colchoneros” po e dominonin takimin – deri në minutën e 71-të, por më pas gjithçka ndryshoi.

Geoffrey Kondogbia luajti me dorë – dhe u ndëshkua me karton të kuq – duke lënë vendasit me një futbollist më pak në fushën e gjelbër.

Nga ndërprerja – topin pas krahëve të Jan Oblak, e dërgoi Raul de Tomas.

Për sulmuesin spanjoll – ky ishte goli i 15-të në këtë kampionat.

Por, i njëjti u shndrrua në fytyrë tragjike – pas në minutat shtesë të takimit luajti me dorë në zonën e rreptësisë.

Referi kryesor akordoi penalti dhe në gol e konkretizoi Carraco.

Për sulmuesin belg ky ishte vetëm goli i pestë në këtë sezon.

Festa shpërtheu në “Wanda Metropolitano”.

Deri në fund të takimit – shifrat mbeten të njëjta.

Pas kësaj fitore Atletico mbetet në vendin e tretë në La Liga – me 60 pikë të gumbulluara.

Plot 12-të më pak se Real Madrid që është lider.

Në anën tjetër, Espanyoli është në vendin e 11-të, me 39 pikë të grumbulluara.

Objektivin për qëndrim në La Liga e kanë arritur./Shqip.com

Tabela e La Ligës